Spec i Verdhë dhe i kuq

Sezonaliteti: Maj-Dhjetor

Speci përmban më shumë se 200 përqind të sasisë së nevojshme per vitamin C. Përveç të qënit një antioksidant i fuqishëm, vitamina C ndihmon në përthithjen e hekurit. Gjithashtu specat janë burimin dhe për vitaminën B6 dhe folatet. Të dy vitamin dhe mineralet ndihmojnë në parandalimin e anemisë.

Speca të mbushura

Skuqim specat me vaj ulliri dhe i vendosim me rradhë në tavë. Kaurdisni për pak minuta në një enë me vaj ulliri qepën e grirë hollë dhe shtoni domatet e grira. Më pas, shtoni mishin e grirë, hudhrat, kripën, piperin, majdanozin, rigonin dhe orizin. Masën e përgatitur mbushni specat me rradhë por jo plot, pasi gjatë zierjes orizi shton sasinë dhe mbushja del jashtë. Në fund tavës hidhini dhe pak kripë, pak lëng mishi ose ujë dhe futeni të piqet në furrë të parangrohur

Category: