Spinaq

Sezonaliteti: Janar- Qershor & Tetor-Dhjetor

Spinaqi është një bimë barishtore që mbillet, e cila përdoret për tu bërë gjellë, sallatë etj. Përveç hekurit, spinaqi ka shumë lloje vitaminash (A, C, E, K, B6), por edhe elementë si mangan, kalcium, selen, zink etj. Spinaqi është një burim i pasur i acideve yndyrore Omega 3. Ai ndihmon për të ngadalësuar procesin natyror të plakjes dhe parandalon kancerin e gjirit dhe lëkurës.

Sallatë me Spinaq

Lajmë dhe thajmë shumë mirë spinaqin dhe rukolën dhe i vendosim në një tas të madh. Pastrojmë luleshtrydhet dhe i ndajmë në dy ose katër pjesë. Presim ne kubik edhe djathin e bardhë. I hedhim të gjithë përbërësit tek tasi me spinaqin, shtojmë pak kripë, lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe i perziejm. Në fund i zbukurojmë me frutat e thata.

Category: