Shalqi
Sezonaliteti: Maj-Tetor
Shalqiri është një frut i shijshëm dhe freskues që është gjithashtu i mirë për ju. Është i pasur me vitaminë C, vitaminë A dhe shumë komponentë të shëndetshëm bimorë. Forcon sistemin kardiovaskular dhe ju mban gjithmonë të hidratuar
Gliko Tradicionale Shalqini
Qëroni pjesën jeshile të jashtme të shalqinit prisni pjesën e bardhë të lëkurave në kubikë. Tretni 2 lugët e gëlqeres në 10 gota ujë dhe hidhni në të shalqinin e prerë në kubikë duke e lënë për 2 orë. Në një tenxhere hidhni pjesët e shalqini, sheqerin dhe lerini të ziejnë në zjarr te ngadaltë. Pasi fillon të trashet shtoni vanilien, lengun e limonit përziejini mirë dhe lerini edhe 7 minuta te tjera ne zjarr me temperaturë të ulët. Hiqni nga zjarri dhe lereni të ftohet plotësisht.