Rukola

Sezonaliteti: Janar- Dhjetor

Rukola i përket familjes botanike Cruciferae e mbushur me aq shumë vitamina, minerale dhe ushqyes, saqë është ndër të paktat që mbështesin njëkohësisht të gjitha sistemet e organizmit. Në kuzhinë ajo përdoret kryesisht në sallata, por edhe mund të gatuhet krahas perimeve të tjera.

Sallata me Rukola e Shegë

Në një tas qelqi ose pjatancë vendosim gjethet e rukolës. Kokrrat e shegës i shtojmë sipër gjetheve të rukolës. Më pas shtojmë arrat. Në fund hedhim kripën dhe vajin e ullirit. Uthullën balsamike kujdesemi t’a shpërndajmë me pika të vogla rreth gjithë sallatës. Sipas preferencës sipër sallatës vendosim edhe disa fetëza djathi kaçkavall.

Category: