Domate Red
Sezonaliteti: Gjithë vitin
Domatja e prodhuar në fermat e Agrocon Albania është quajtur Domatja e Myzeqesë. Domate të cilat janë të ngarkuar me shumë përfitime shëndetësore. Janë të gjithanëshme dhe mund të përdoren në një numër të shumtë pjatash gatimi, si dhe duke ofruar mundësinë per t`u konsumuar veçmas.
Sallatë Verore
Në një enë mesatare, përzieni së bashku vaj ulliri, uthull, mjaltë, hudhër, kripë dhe piper. Lereni menjane. Në një enë tjetër mesatare, hidhim domatet dhe qepët së bashku për t’u bashkuar. Sperkateni me përzierjen e vajit të ullirit dhe me borzilok. Trazojeni butësisht për ti kombinuar.