Qepë e njomë
Sezonaliteti: Janar- Dhjetor
Këto perime jo vetëm që i japin ushqimeve shumë shije, por janë të mbushura me vitamina dhe minerale. Padiskutim, qepa është mbretëresha e kuzhinës shqiptare. Qepa është një aleat i fortë, që ju mbron kundër një sërë sëmundjesh, duke ju ofruar mes lotësh shëndet të mirë dhe shije në ushqim.
Përtej kuzhinës, qepët përfshirë edhe ato të njoma janë tepër efektive kundër të ftohtit, dhimbjeve të kokës, ndihmojnë tretjen dhe luftojnë pagjumësinë.
Omëletë me qepë të njomë
Qepët e grira hollë kaurdisen me vaj ulliri derisa të vyshken. Rrihen vezët me kripë dhe hidhen tek qepët, përzihen dhe më pas skuqen në tigan me pak vaj ulliri nga të dyja anët. Kur shërbehet sipas dëshirës omleta paloset në formë roleve dhe mund të shoqërohet me djathë të bardhë apo kaçkavall, domate e kastraveca të freskëta etj.