Presh

Sezonaliteti: Janar- Shkurt & Shtator-Nëntor

Preshi hyn padiskutim në familjen e perimeve për të cilat ka më shumë kërkesë dhe ka shumë të mira shëndetësore. Preshi lehtëson dhembjet e fytit, mban larg gurët në veshka, deri te luftimi i qelizave të dëmshme. Preshi është shumë rezistent ndaj të ftohtit dhe ngricave. Ai ka mundësi që të kultivohet deri nga fundi i muajit prill.

Gjellë me Presh

Ne nje tenxhere (akoma me mire ne tenxhere me presion e cila ju redukton kohen gjysme per gjysme) kaverdisim ne vaj ulliri qepen, karroten dhe mishin. Shtojme preshin dhe vazhdojme kaverdisjen ne zjarr te ulet derisa te jete zbutur. Shtojme rreth 1.5liter uje, gjethet e dafines, kripe dhe i ziejme ne tenxhere normale per rreth 1 ore ose ne tenxhere me presion per 30 minuta. Gjella me presh duhet te rezultoje me pak leng dhe yndyra te kete dal ne siperfaqe. Ne fund e rregullojme me pak spec te kuq jo djeges dhe piper te zi te sapobluar.

Category: