Patëllxhan
Patëllxhani është një bimë delikate që kultivohet në klimë të butë. Patëllxhani përdoret në kuzhinat e shumë vendeve. Për shkak të strukturës, ndonjëherë përdoret si zëvendësues i mishit në kuzhinat vegane dhe vegjetariane
Sallatë Verore Me Patëllxhanë
Vendosini patëllxhanët e larë në furrë duke i shpuar me pirun në vende të ndryshme. Pasi janë pjekur, lërini të ftohen pak dhe më pas prijini në copa të përmasave mesatare. Merrni një enë të vogël dhe përzieni vajin e ullirit, kripën, piperin e zi, hudhrën e grirë hollë, lëngun e limonit dhe uthullën e mollës. Pasi të jenë përzier mirë me njëri tjetrën salcën hidheni sipër patëllxhanëve. Në fund, prijini domatet qershi dhe majdanozin grijeni hollë dhe hidhini sipër sallatës së ftohtë me patëllxhanë. Kjo sallatë e shijshme mund të shoqërohet me një pjatë kos.