Patate

Sezonaliteti: Qershor-Nëntor

Patatet janë një nga perimet më të njohura, në të gjithë botën. Patatet janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, kaliumit, fibrave dhe vitaminës B. Ajo gjithashtu ndihmon në frenimin e inflamacionit në trup dhe forcon imunitetin dhe qarkullimin e gjakut.

Patate në furrë

Pastrojmë fillimisht patatet dhe i presim në feta rrumbullake, me trashësi rreth 1 cm. I vendosim të ziejnë për disa minuta bashkë me qumështin, hudhrat, kripën, piperin dhe arrën moskat të grirë. Patatet nuk i ziejmë plotësisht, sepse do t’i vendosim në furrë për t’u pjekur. Pas zierjes, i kullojmë dhe i ruajmë lëngun. Shtrojmë një pjesë të tyre në tavë dhe hedhim sipër një pjesë të djathit të grirë. E përsërisim këtë me të gjitha fetat e patateve. Në fund u hedhim gjalpin dhe pak qumësht që ka mbetur më parë nga zierja. E vendosim në furrë të ngrohur më parë dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.

Category: