Kungull Jeshil dhe Jeshile hapur
Sezonaliteti: Shkurt-Dhjetor
Kungulli gjen vend në përdorime të ndryshme. Është i pasur me vitamina dhe minerale të ndryshme, antioksidant i shkëlqyer dhe ul nivelin e sheqerit në gjak. Mund të përgatitet duke përdorur një larmi teknikash gatimi, duke përfshirë avull, zierje, skarë, të skuqur dhe të pjekur.
Qofte me Kungulleshka
Hidhini në një tas të madh kungulleshkat, shtoni aty vezët, kripë, gjalpin, miellin, djathin e thërruar, nenexhikun dhe majdanozin e grirë. Përziejini mirë dhe ndajeni brumin në toptha të vegjël, të rrumbullakët apo të sheshtë. Kalohen në miell dhe skuqen nga të dyja anët. Shoqërohen me salcë kosi të freskët.