Lakër

Sezonaliteti: Maj-Gusht & Tetor-Dhjetor

Kjo lloj prodhimtarie dallohet për vlera ushqyese tepër të larta dhe cilësohet si ushqim për trurin. Bima është e pasur në vitaminë K dhe pigmente të cilët ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit mendor dhe në përqëndrim, duke u renditur ndër më të kërkuarat në tregun e huaj dhe atë vendas.

Varieteti Ynë: Pareli

Gjellë me lakër

Kaverdisim ne vaj ulliri qepen, specin e kuq dhe mishin per pak minuta. Shtojme lakren e bardhe, salcen e domateve, e rregullojme me kripe, disa kokrra piper te zi, dafinen dhe rreth 1 liter uje. I ziejme me kapak mbyllur ne zjarr te ngadalte per rreth gjysme ore derisa uji te kete shterruar dhe gjelle te kete dal ne vaj. E sperkasim me piper te zi te sapobluar dhe e shoqerojme me buke te thekur.

Category: