Iceberg

Sezonaliteti: Janar-Maj & Shtator-Dhjetor

Sallata Ajsberg është një kultivar i ndryshëm i sallatës jeshile, gjethet e së cilës janë të forta, rriten në formën sferike dhe e bëjnë sallatën t’i ngjajë lakrës. Por jo, nuk është aspak një lakër, por tamam një sallatë e gjelbër në formën e lakrës. Është një burim i njohur i acidit folik dhe Vitamina A.

Sallata Shef

Sallatën jeshile e ndajmë me duar në copëza dhe e hedhim në një tas të madh. Shtojmë gjethet e rukolës, më pas karrotat, domatet e prera në feta si dhe kastravecat gjithashtu. Vezët e zjera i presim në feta dhe i shtojmë tek sallata. Shtojmë kripën, djathin kaçkavall, piperin, feta limoni, vajin e ullirit dhe sipër sallatën e spërkasim me majonezë

Category: