Domate Grappolo
Sezonaliteti: Gjithë vitin
Domatet Grappolo ofrojnë një shije të pasur dhe tradicionale, janë zgjedhje e shkëlqyeshme për ata që duan shijen klasike. Domate tipike italiane e karakterizuar nga forma e saj e rrumbullakët dhe ngjyra e bukur e kuqe. Mund të përgatitet dhe piqet në furrë, ose të përdoret për bërjen e salcave të shijshme. Është gjithashtu e shkëlqyeshme edhe për sallatrat.
Supë me domate
Shtypeni hudhrën dhe më pas qëroni qepën e kaurdiseni në zjarr mesatar, shtoni hudhrën në tenxhere dhe domatet. Hiqeni tenxheren nga zjarri, shtoni kripën, gjethet e borzilokut dhe piperin e zi. Përziejini dhe lërini në ngrohtësinë e domates për 5 minuta. Më pas, të gjithë masën e domates hidheni në një mikser që të transformohet në masë kremoze. Supa serviret e ngrohtë dhe me gjethe borziloku e piper të zi shtesë.