Cantaloupe

Sezonaliteti: Maj-Tetor

Pjepëri Cantaloupe shkon në peshë nga 0,5 deri në 5 kilogramë. Është i ngarkuar me vitaminë A (në formën e beta-karotenit), si dhe me vitaminë C, dhe është një burim i mirë i kaliumit mineral. Një përfitim tjetër është se tuli është plot aromë, por është edhe i ulët në kalori.

Akullore Shtëpie me Pjepër

Kaloni tulin e pjeprit në mikser dhe më pas, në një tas më vete bashkoni sheqerin me të verdhat e vezëve dhe rrihini fort derisa masa të bëhet kremoze dhe sheqeri të tretet. Në një tjetër enë rrihni kremin e qumështit apo kremin pana, shtoni më pas kremin me të verdhat e e vezëve. Përzjeini të gjitha bashkë, e më pas shtoni purenë e pjeprit dhe vaniljen. Hidheni të gjithë masën në një tas të madh dhe vendoseni në zonën e ngrirjes së frigoriferit për 4 orë.

Category: