Bamje

Sezonaliteti: Maj-Nëntor

Bimë e cila njihet për vlera të larta ushqimore, është kulturë thelbësore në shumë vende për shkak të vlerës së lartë të saj ushqyese. Gjithashtu, njerëzit mund të përdorin shumë pjesë të saj, duke përfshirë gjethet e freskëta, lulet, bishtajat dhe farat. Gjithashtu është burim i antioksidantëve, ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit dhe ka anti-inflamatore.

Bamje me Domate dhe Speca

Bamjet e freskëta, vendosen në ujë me kripë e uthull për 10 minuta, kalohen në skuqje të lehtë dhe rreshtohen në tenxhere me bishtat anash duke shtruar në fund feta domatesh dhe specash. Në vajin e ullirit që ka mbetur, kaurdisni qepën e grirë hollë. Hidhen specat e prera në copëza të vogla e më pas domatet e qëruara dhe shtoni kripë. Sipër vihen feta domateje, mbulohen me pjatë, u hidhet lëng mishi ose ujë dhe zihet derisa gjella të mbetet me pak lëng.

Category: