Panairi AgroKos Prishtina

Agrocon Albania, gjatë datave 20-23 Tetor mori pjesë në pananirin “AgroKos Prishtina”, Panairi i Ushqimit dhe Pijeve. Ky panair hapi dyert e tij për të gjithë prodhuesit dhe tregtarët e industrisë së agrokulturës për të 15-in vit rradhazi. Siç u shprehën dhe vetë organizatorët e këtij eventi, qëllimi është krijimi i një rrjeti marrëdhëniesh midis të gjithë agjentëve që operojnë në këtë fushë në të gjithë trevat shqipfolëse.

Lexo më shumë

Serrat më gjigande për prodhimet bujqësore në rajon

E gjendur vetëm 1 kilometër nga qendra e Krutjes në Lushnjë, e njohur ndryshe si zona e hambarit të Shqipërisë, serra e cila shtrihet në 30 hektarë, do të “strehojë” me miliona domate, speca, pjepër dhe kastravecë me standardet më të larta të cilësisë. Të përkëdhelura nga dielli i ngrohtë i këtij fillim pranvere, lakrat e vogla shpërthejnë në një ngjyrë të fortë jeshile brenda në serrë.

Lexo më shumë

Domatet shqiptare, më të kërkuarat për eksport

Nëse do t’i referohemi sasisë së produkteve të eksportuara, perimet janë mbretëreshat e tokave shqiptare. Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti të ardhurat nga eksporti i produkteve bujqësore u rritën me 2.7 miliard lekë. Sipas statistikave zyrtare, eksportet e prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese në vend, shënuan një rritje me 28%, krahasuar me një vit më pare, ndërsa të ardhurat në lekë janë 5.6 miliardë lekë.

Lexo më shumë

Çertifikimi GLOBALG.A.P, kusht kyç për eksport në BE

Agrocon është kompania e parë në Shqipëri që ka arritur të marrë çertifikimin GLOBALG.A.P për produktet e tyre të kultivuara. Certifikimi GLOBALG.A.P synon lidhjen e fermerëve dhe tregëtuesve për të pasur produkte më të sigurta për konsumatorët. Respektimi i standardeve të BE-së është tejet i rëndësishëm për bujqësinë si një burim i rëndësishëm i të ardhurave për Shqipërinë.

Lexo më shumë