Panairi AgroKos Prishtina
Agrocon Albania, gjatë datave 20-23 Tetor mori pjesë në pananirin “AgroKos Prishtina”, Panairi i Ushqimit dhe Pijeve. Ky panair hapi dyert e tij për të gjithë prodhuesit dhe tregtarët e industrisë së agrokulturës për të 15-in vit rradhazi. Siç u shprehën dhe vetë organizatorët e këtij eventi, qëllimi është krijimi i një rrjeti marrëdhëniesh midis të gjithë agjentëve që operojnë në këtë fushë në të gjithë trevat shqipfolëse.