image

7 VITE

EKSPERIENCE
AGROCON ALBANIA

RRETH NESH

image

Agrocon Albania është krijuar në vitin 2013 dhe është ndër fermat prodhuese më të mëdha në Shqipëri e cila është ndertuar me teknologjinë më të fundit. Ferma ndodhet në zonën e Krutjes, në fshatin Ngurrez e Vogël, Lushnje, Qarku i Fierit, e vendosur në një nga zonat më pjellore të Shqipërisë. Gjatë vitit të kaluar Agrocon Albania është shndërruar në një nga prodhuesit më në zë të zonës. Kompania Agrocon Albania Sh.p.k, ka investuar më tej në sistemin klimatik dhe atë të vaditjes, mekanikën bujqësore, imputet e trajtimeve bujqësore si dhe stafin agroteknik, duke e kthyer fermën në një nga fermat më të modernizuara dhe më të kompletuara me logjistikën mbështetëse në vend.

Çertifikimi sipas standarteve GLOBALG.A.P ka mundësuar zgjerimin e tregjeve në të cilat eksportohen produktet si Gjermani, Austri, Hollandë etj.

Falë investimeve në logjistikën mbështetëse, nga muaji Shkurt 2017, ka nisur të aplikohet procesi i grumbullit të prodhimit të prodhuar nga fermerët në zonë, duke u shndërruar në një pikë strategjike të zonës për prodhimin dhe shpërndarjen e perimeve të freskëta për eksport.

Misioni ynë

Ofrimi i prodhimeve më të mira për klientët tanë sipas standardeve dhe teknologjisë më të lartë

Vizioni ynë

Të jemi në lider në prodhimin dhe tregtimin e perimeve jo vetëm në tregun Shqiptar por edhe në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

JU SJELLIM NË TRYEZË PRODUKTE CILËSORE
SIPAS KËRKESAVE TUAJA