Prodhim i një cilësie krejt të veçantë. Produkte të çertifikuara. Varietete kultivarësh të mbushura me vlera natyrale. Perime shumë të kërkuara jo vetëm në Evropën Lindore dhe Qendrore, por edhe në tregjet perëndimore. Qartësisht, ka qene një vit shumë i mbarë për prodhimet e serrës Agrocon Albania.
Ende pa mbushur vitin, serra gjigande prej 30 hektarësh në Krutje të Lushnjes po kapërcen pritshmëritë, duke u shndërruar në një sukses të padiskutueshëm në agrobiznesin shqiptar. Pas prodhimit të parë prej 90 ton kastracec Triunfo F1 e pjepri të një supercilësie, kompania Agrocon Albania u bë e para në Shqipëri e çertifikuar me standardin e lartë të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, GlobalGAP.
Me një kualitet tepër të lartë dhe çmim shumë konkurues, produkti i fermes është kthyer në një nga më të kërkuarat në treg. Cilësitë ushqyese, kujdesi i treguar në rritje si dhe paketimi krijon mundësinë që produkti i ofruar të jetë gati për t`u tregtuar drejt konsumatorit përfundimatar në tregtimin me pakicë. Për më tepër, cilësia e ofruar ka bërë të mundur që Agrocon Albania të jetë e vetmja kompani e çertifikuar me GlbalGAP GGN:4056186669025 për prodhimin dhe eksportin e fruta perimeve.
Në vazhdimi dhe nën kujdesin e rritjes nëpërmjet proceseve bio-natyrore, prodhimi i rradhës është Domate e tipit Agro 420, me një sasi të pritshme realizimi prej 400 ton. Çertifimi i këtij produkti sipas standarteve GlobalGAP është në proces dhe përfundon në fund të muajit Tetor.
Agroconn Albania, si pionerë në fushën e agrikulturës në Shqipëri vazhdon të investojë në zinxhirin e vlerës të produkeve që ajo ofron. Çertifikimi i produkteve GlobalGAP, ndërtimi i magazinës me një sipërfaqe prej 2700m2 dhe përdorimi i teknologjisë më të fundit, ju ofron mundësinë të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë si në Shqipëri por edhe jashtë vendit, të kenë një partner biznesi të sigurt dhe të vazhdueshëm me Agrocon Albania. Kjo cilësi superiore prodhimi me standardet më të larta ka bërë të mundur që Agrocon tashmë është në gjendje të fillojë eksportin, në drejtim jo vetëm të Evropës Lindore dhe Qendrore, por edhe në tregjet perëndimore.