Është shpallur Mbretëresha e Cilësisë në dhjetëra panaire ndërkombëtare. Shumë e vlerësuar para dhe pas viteve 90. Një produkt shqiptar, që kurrë nuk i humb vlera. Domatja e Myzeqesë, është në momentin e saj më të mirë. Një prej varieteteve më cilësore të saj gjendet pikërisht në Fermën Agrocon Albania.

Suksesi i rradhës i kësaj ferme prestigjioze mban emrin Domate e Myzeqesë. Me një kualitet tepër të lartë dhe çmim shumë konkurues, ky produkt është kthyer në një nga më të kërkuarit në treg. Cilësitë ushqyese, kujdesi i treguar në rritje si dhe paketimi krijojnë mundësinë që produkti i ofruar të jetë gati për t`u tregtuar drejt konsumatorit përfundimtar në tregtimin me pakicë. Agrocon Albania është në përmbushje të parashikimit të prodhimit prej plot 350 ton të Domates Agro 420 CS që është një prej varieteve më cilësore e më të kërkuara. Një kokërr domate e këtij varieteti arrin një peshë prej 200 deri 220 gramë, madhësi 57-67 mm dhe mbart plot vitamina e minerale natyrale. Suksesi i këtij prodhimi u kurorëzua së fundmi me marrjen e statusit të Çertifikimit GLOBALG.A.P për prodhimin dhe eksportin e kësaj kulture drejt tregjeve evropiane. Çertifikimi i ka dhënë një shtysë shumë të madhe volumit të eksporteve të kompanisë Agrocon, duke ngjallur interes jo vetëm nga tregjet ekzistuese, por edhe nga një valë partnerësh të rinj. Me këtë çertifikim rikonfirmohet dhe një herë cilësia e procedurave të kultivimit të ndjekura nga Agrocon të jenë brenda standardeve Europiane. Ky lloj investimi është një risi për sektorin bujqësor të pas viteve ’90 në Shqipëri, në përputhje me parametrat më të larta të Bashkimit Evropian me të gjitha kushtet e kërkuara teknologjike moderne. Agrocon brenda vitit të parë të prodhimit eksportoi 90 ton tranguj të freskët në drejtim jo vetëm të Evropës Lindore dhe Qëndrore, por edhe për tregjet perëndimore. Për të vijuar me sasinë e parë të pjeprit Argos me 90 ton, i eksportuar në fillim të qershorit. Prodhimi dimëror i rradhës i kastravecit në fermën Agrocon Albania parashikohet rreth 45 ton ton nga varieteti Triunpho F1 dhe 90 ton nga varieteti Charisma deri në fund të muajit Dhjetor.