Nëse do t’i referohemi sasisë së produkteve të eksportuara, perimet janë mbretëreshat e tokave shqiptare. Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti të ardhurat nga eksporti i produkteve bujqësore u rritën me 2.7 miliard lekë. Sipas statistikave zyrtare, eksportet e prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese në vend, shënuan një rritje me 28%, krahasuar me një vit më pare, ndërsa të ardhurat në lekë janë 5.6 miliardë lekë.
Në vitet e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë të siguruara nga AgroWeb, domatet kanë pasur gati një dyfishim vjetor të eksporteve nga 34.000 ton në 2014 në 57.000 ton në 2015, duke qenë një pikë e fortë e eksporteve. Edhe këtë vit domatet kanë qënë më të kërkuarat nga tregu i vendeve të Bashkimit Evropian por edhe ai ndërkombatar, për shkak të cilësisë së lartë. Këtë e konfirmojnë edhe përfaqësuesit e Fermës Agrocon Albania. Eksporti i produkteve bujqësore dominohet nga bimët mjekësore me vlerë 3.5 miliard lekë, pasuar nga perimet me 2.1 miliard, nga të cilat vlera më e madhe i takon eksportit të domateve me rreth 1.49 miliard lekë krahasuar me 800 milion lekë.