Agrocon është kompania e parë në Shqipëri që ka arritur të marrë çertifikimin GLOBALG.A.P për produktet e tyre të kultivuara. Certifikimi GLOBALG.A.P synon lidhjen e fermerëve dhe tregëtuesve për të pasur produkte më të sigurta për konsumatorët. Respektimi i standardeve të BE-së është tejet i rëndësishëm për bujqësinë si një burim i rëndësishëm i të ardhurave për Shqipërinë.

Shumë nga produktet shqiptare nuk arrijnë të penetrojnë këtë treg të madh me kaq shumë potencial pikërisht për shkak të mungesës së çertifikimit që lidhet me çështjet e të paturit të një produkti të sigurt dhe jo të dëmshëm. Shqipëria është një vend bujqësisht i pasur dhe shqiptarët kanë fatin të gjenden mes një game të larmishme produktesh. Rritja e cilësisë dhe standardeve mbetet një sfidë, për të cilën po investohet fort, pasi Shqipëria ka produkte të një cilësie të lartë ndaj është koha që t’i vendoset vula e cilësisë. Pikërisht, cilësia e lartë dhe çertifikimi janë një vlerë e shtuar e produkteve të Agrocon Albania, që nderojnë Shqipërinë në botë.