Njerëzit që konsumojnë të paktën 2 herë në jave domate janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kanceroze, permendim ketu: kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, të mëlçisë, të zorrës së trashë.Domatja është bimë, kokrrat e së cilës përdoren si gjellë, sallatë, lëng etj.
Ajo përmban shumë elementë ushqyes për organizmin si vitaminë C, vitaminë A dhe likopen, që gjendet me shumicë dhe është një antioksidant i shkëlqyer. Likopeni është nje mbrojtës shumë i mirë kundër rrezeve UV. Nga një studim i bërë është zbuluar se likopeni mbron ndaj kancerit të prostatës.
Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ajo ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun. Pas Vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates.
Të gjithë ju e dini që vaji i ullirit i bën mirë shëndetit, por nëse kombinohet me domaten bëhet edhe më i fuqishëm. Në një studim të vitit 2000 u eksperimentua domate me vaj luledielli dhe domate me vaj ulliri. Nga ky studim u arrit në përfundimin se vaji i ullirit shtonte aktivitetin e antioksidantit likopen tek domatja, ndërkohë që nuk u pa asnjë efekt tek vaji i lulediellit. “Ka një numër kombinimesh ushqimi, përfshi bruschetta, sallatë me domate dhe vaj ulliri ose makarona integrale me salcë domatesh e vaj ulliri,” thotë Sass. Konsumi i 10 kokrrave domate në javë ul riskun me 60% të prekjes nga sëmundjet. Lëngu i domateve është një superpije pasi përmban antioksidantë, forcon imunitetin, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës dhe ju mban larg rrezikut të sëmundjeve të zemrës.