Bostani është një frut dhe një perime. Është një fryt sepse rritet nga një farë, ka një aromë të ëmbël dhe cilësi freskuese. Është një perime sepse mbillet dhe pastrohet nga toka si perimet e tjera dhe për shkak se është anëtar i së njëjtës familje si trangujt dhe kungulli.
Është 91% ujë, kjo mund të mos ju surprizoj, por është një fakt interesant: bostani është më shumë se 91% ujë. Kjo do të thotë që nëse hani bostan në ditët e ngrohta do të qëndroni të hidratuar dhe do të parandaloni dehidrimin. Bostani ka më shumë lycopene se sa domatet
të cilat një antioksidant i fuqishëm që u jep frutave dhe perimeve një ngjyrë rozë ose të kuqe. Është i shprehur shumë në domate, por bostani ka përmbajtjen më të madhe. Bostani ka sasi të konsiderueshme të vitaminës A, B6, C.
Një studim zbuloi se meshkujt që pinin lëng natyral të bostanit para stërvitjes së tyre kishin ulur dhimbjet e muskujve 24 orë më herët krahasuar me ata që pinin një placebo.
Ju mund të konsumoni të dyja, lekurën dhe farat e bostanit. Lëvozhgat përmbajnë shumë klorofil që ndihmon shëndetin e zemres dhe ndërtimin e gjakut. Ky aminoacid është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe ruajtjen e sistemit tuaj imunitar.
Njejtë si lekura, ashtu edhe farat mund të konsumohen, dhe janë mjaft të shëndetshme. Përmbajnë hekur, zink, proteina dhe fibra.