Panairi AgroKos Prishtina

‘Kompania më e re e Grupit Balfin, gjatë datave 20-23 Tetor mori pjesë në pananirin “AgroKos Prishtina”, Panairi i Ushqimit dhe Pijeve. Ky panair hapi dyert e tij për të gjithë prodhuesit dhe tregtarët e industrisë së agrokulturës për të 15-in vit rradhazi. Siç u shprehën dhe vetë organizatorët e këtij eventi, qëllimi është krijimi i një rrjeti marrëdhëniesh midis të gjithë agjentëve që operojnë në këtë fushë në të gjithë trevat shqipfolëse.

Pjesëmarrja e Agrocon Albania në këtë panair kishte për qëllim njohjen e markës së kompanisë në tregun e Kosovës e më gjerë në rajon si dhe krijimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të mundshme me kompani të tjera. Agrocon Albania sapo ka përfunduar ndërtimin e 2 ha Serra Bujqësore për të filluar prodhimin e parë gjatë muajit Mars 2016 dhe ka filluar fazën e dytë të ndërtimit për një sipërfaqe prej 3 ha, e cila pritet të përfundoj në Janar 2016.