Domatja e Myzeqes e çertifikuar me statusin Global Gap

Suksesi i rradhës pranë Fermës Agrocon Albania mban emrin Domate e Myzeqesë.

domate-agrocon
Me një kualitet tepër të lartë dhe çmim shumë konkurues, ky produkt është kthyer në një nga më të kërkuarat në treg. Cilësitë ushqyese, kujdesi i treguar në rritje si dhe paketimi krijon mundësinë që produkti i ofruar të jetë gati për t`u tregtuar drejt konsumatorit përfundimtar në tregtimin me pakicë.

domate-2-agrocon

Agrocon është nëpërmbushje të parashikimit të prodhimit prej plot 400 ton të Domates Agro 420 CS që është një prej varieteve më cilësore e më të kërkuara nga konsumatori. Një kokërr domate e këtij varieteti arrin një peshë prej 200 deri 220 gramë,madhësi 57-67 mm dhe mbart plot vitamina e minerale natyrale.

domate-3-agrocon
Suksesi i këtij prodhimi u kurorëzua së fundmi me marrjen e statusit të Certifikimit Global Gap për prodhimin dhe eksportin e e kësaj kulture drejt tregjeve evropiane.

certifikim-agrocon