Agrocon Albania fillon ndërtimin e Serave në Lushnje

Agrocon Albania sh.p.k ka filluar me ndërtimin e serave në Lushnje, Krutje. Serat që kompania po implementon janë të tipit Top Gothik me teknologji Izraelite dhe me kampata me sipërfaqe 4758m2/ secila. Ky lloj ndërtimi dhe teknologjie mundëson që serat të kenë një mikroklimë më të qëndrueshme në brendësi për kultivimin e bimëve dhe garanton mosprekjen nga sëmundjet që dëmtuesit e ndryshëm mund ti shkaktojnë bimës. Gjithashtu lartësia e aplikuar siguron dhe garanton një ventilim shumë më të mirë të bimës. Mbështetur në parmetrat e këtij tipi të serave, pikë e rëndësishme është efikasiteti i përdorimit të energjisë diellore, i cili në këtë rast është shumë i lartë.

Serat pritet të përfundojnë në fillim të muajit Tetor duke i lënë vendin gati proçesit të kultivimit të perimeve. Prodhimi i serave të Agrocon Albania Sh.p.k do të jetë i pajisur me çertifikata Global GAP.

Kompania synon të kthehet në lider në prodhimin dhe tregtimin e perimeve jo vetëm në tregun Shqiptar por edhe në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.