AgroCon Albania çertifikohet me standartet Global GAP

AgroCon Albania ka përfunduar me sukses procesin e çertifikimit me standartet Global GAP, çertifikim i cili garanton cilësinë e lartë të kultivimit të produkteve sipas proceseve teknologjike dhe agronomike, duke filluar nga rritja sipas ciklit biologjik të bimeve deri në dërgimin e tyre tek konsumatori.

Praktikat e Global GAP mundësojnë prodhimin e perimeve pa mbetje të pesticideve të dëmshme për shëndetin e konsumatorit dhe janë miqësore me mjedisin.

Agrocon Albania, si një nga lojtarët kryesorë në fushën e investimeve në bujqësi po vendos standarte të reja duke aplikuar teknologjinë më të përparuar. Njëkohësisht çertifikimi Global GAP do ti garantojë AgroCon Albania eksportin e produkteve edhe në tregjet e huaja.